Më 14 prill organizohet defile me vetura të pazakonta për luftimin e kancerit
ekonomi
Më 14 prill organizohet defile me vetura të pazakonta për luftimin e kancerit

Më 14 prill organizohet defile me vetura të pazakonta për luftimin e kancerit

Shkup, 30 mars - Një nga miqësitë unikate dhe shumë aktraktive humanitare në hapësirat tona presim të ndodhë më 14 prill këtë vit.

Në këtë datë, shoferët humanë do të respektojnë veshjen simpatike dhe me veturat e tyre të pazakonta nga kategoritë Cabrio Coupe GT dhe Classic, do të paraqiten të mbështesin kampanjat që luftojnë kundër kancerit në zorën e trashë dhe maligniteti tek fëmijët.

Paraqitja tradicionale në këtë auto-kolonë humane, do të ndodhë për herë të tretë në hapësirat tona.

Kjo është traditë pranverore në qindra qytete botërore përmes së cilave punohet për ritje të vetëdijes tek çdo qytetarë i thjeshtë dhe për kontrolle preventive.

Ky manifestim fillon nga PSS Zajçev Rid - Shkup në ora 11 dhe mbaron me aheng në karting qendrën në ora 12:30 në mesditë, me arritjen e kolonës së veturave.

Në aheng do të paraqiten edhe mbështetësit e këtyre kampanjave dhe çdosecili në mënyrën e vet do të shprehë mbështetjen e volonterëve të cilët ndajnë kohë për një kauzë të tillë.

Këtë vit presim sa më tepër qytete të jenë pjesë e kësaj storje, siç vitin e kaluar vetëm në Maqedoni 13 qytete u dekoruan me titullin "Qytete humane me shoferë human".

Për më tepër informata për ne dhe rreth ne, vizitoni uebfaqen www.dfcca.com apo FB faqen Drive for Colon Cancer Awareness 

© ZHURNAL 30.03.2019, 12:41 | Z.H. | 554 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."