Fileto viçi me spec të kuq
receta
Fileto viçi me spec të kuq

Fileto viçi me spec të kuq

Për të shoqëruar fileton e viçit mund të përdorni edhe frutat e përziera me perimet. Sipas modelit meksikan, Linda ka zgjedhur mangon dhe specin e kuq. Provojeni! 

Përbërësit 4 persona:

• 12 eskalop viçi ose derri

• 1 mango e pjekur mirë, por krokante

• ½ qepë e kuqe

• majdanoz i freskët

• 1 spec i kuq, i grirë në kubikë

• spec i kuq djegës i freskët, i prerë në kubikë ose spec djegës pluhur – sipas dëshirës

• 1 limon jeshil – vetëm lëngu

• Kripë

• vaj ulliri

• dhe pak gjalpë

 

Përgatitja:

Mangon e qëruar e ndajmë në kubikë të vegjël. E hedhim në një tas bashkë me lëngun e limonit, me pak qepë të prerë imët, pak majdanoz, specin e kuq, specin djegës dhe kripë.

I përziejmë dhe ilëmë të mbuluara në frigorifer për të paktën 2 orë, një natë të tërë, ose edhe deri në momentin që do të përdoret.

Në një tigan, ngrohim pak vaj ulliri dhe pak gjalpë dhe skuqim eskalopët në flakë të lartë për disa minuta nga të dyja anët.

Pasi t’i rregullojmë për kripë e piper, i shërbejmë menjëherë të shoqëruara me salcën mango.

Nëse do t’i konsumoni si pjatë të vetme, shoqërojini me oriz të bardhë.

 

© ZHURNAL 10.04.2019, 14:10 | L.E. | 1,339 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."