Tevdovski: Presim që rritja e investimeve të huaja direkte të dyfishohet në pesë përqind nga BPV-ja
ekonomi
Tevdovski: Presim që rritja e investimeve të huaja direkte të dyfishohet në pesë përqind nga BPV-ja

Tevdovski: Presim që rritja e investimeve të huaja direkte të dyfishohet në pesë përqind nga BPV-ja

Shkup, 11 prill - Pritet që rritja e investimeve të huaja direkte të rritet në mbi pesë për qind nga BPV-ja, nivel i qëndrueshëm, në periudhën pas inkuadrimit në NATO. Kjo është dyfish më shumë nga shkalla mesatare e rritjes së investimeve të huaja direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pesë vitet e fundit. Për vendin tonë kjo do të thotë punësim më të madh, vende më mirë të paguara dhe standard më të artë të jetesës.

Këtë, siç kumtuan nga Ministria e Financave, e theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski në fjalimin e tij në Universitetin me renome "Bush School of Government and Public Service" A&M, në Teksas, duke folur për avancimin e vendit dhe efektet nga i njëjti.

"Anëtarësimi në NATO kishte ndikim të madh te vendet tjera të rajonit. Nëse e krahasoni periudhën para dhe pas inkuadrimit në NATO, investimet direkte të huaja si për qind nga BPV-ja tek disa nga vendet tjera janë trefishuar. Nuk shoh pse Maqedonia e Veriut do të ishte një përjashtim nga kjo. Nëse pesë vitet e fundit shkalla mesatare e rritjes së investimeve direkte të huaja si përqindje e BPV-së ishte relativisht e ulët dhe arrinte rreth 2,5 për qind, pritjet janë se në periudhën në vijim ato do të arrijnë në nivel të qëndrueshëm prej mbi pesë për qind si përqindje e BPV-së", tha Tevdovski.

Ai theksoi se si ministër ka pasur shumë kontakte me investitorë të huaj, korporative dhe financiarë dhe se çdoherë lēnde e interesit të këtyre takimeve ishte edhe çështja për stabilizim politik, për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe për progresin ne integrimet ndaj BE-së dhe NATO-s.

"Në planin ekonomik, Maqedonia e Veriut është stabile, vendi i orientuar ndaj perëndimit. Me stabilitet politik, marrëveshja me Greqinë dhe progresin në integrimet euroatlantike i eliminon pengesat politike dhe jep bazë për investime më të larta dhe rritje ekonomike në periudhën që vjen. Anëtarësimi në NATO është garanci për stabilitet dhe qëndrueshmēri afatgjate. Prandaj besoj se benefitet ekonomike do të jenë shpejtë të dukshme - investimet më të larta të huaj, si dhe ato vendore do të rezultojnë me eksport më të lartë, punësime më të lartë dhe paga më larta dhe standard më të lartë jetësor”, tha Tevdovski.

Ministri i Financave theksoi se vendi me sukses e ka mbajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar, si dhe se pret kjo të mbahet edhe në të ardhmen. Ai tha se denari është stabil, inflacioni i ulët dhe stabil, deficiti i llogarisë vijuese i ulët, sistemi bankar dhe financiar stabil, ndërsa borxhi shtetëror është ndër më të ulët në rajon dhe Evropë. Gjithashtu, theksoi se ekonomia e vendit është afër e lidhur me BE-në, ashtu që 80 për qind e eksportit është në vendet e BE-së, rreth 80 për qind e investimeve të huaja vijnë nga Unioni dhe gjithashtu edhe tre e katërta e bankave janë me kapital të huaj, sërish nga BE-ja.

"Bush School of Government and Public Service" është një prej shkollave më të mira të renditura në SHBA pēr administratë publike, marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë të jashtme. Në "Bush School of Government fjalime dhe ligjërata kanë mbajtur guvernatorë, kongresmenë, senatorë, ambasadorë dhe profesorë të njohur universitarē. Prandaj kjo është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit tonë, si dhe reformat dhe përpjekjet që i bën në drejtim të integrimeve euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 11.04.2019, 10:33 | Z.H. | 319 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."