Facebook-u mbyll mijëra llogari ‘fake’ në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Rusi e Iran
teknologji
Facebook-u mbyll mijëra llogari ‘fake’ në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Rusi e Iran

Facebook-u mbyll mijëra llogari ‘fake’ në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Rusi e Iran

Rrjeti më i madh social në botë Facebook ka njoftuar se ka mbyllur shumë llogari për mashtrime.

Sipas njoftimit janë mbyllur 2632 faqe, grupe dhe llogari që kishin pasur “sjellje të koordinuara joautentike” në Facebook dhe Instagram.

Facebook njofton se operacioni i tyre kishte pasur përfshirje edhe Kosovën

“Operacionet që gjetëm ishin të lidhura me Iranin, Rusinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën”.

“Sot ne kemi hequr 2.632 faqe, grupe dhe llogari të cilat janë angazhuar në sjellje të koordinuar joautentike në Facebook dhe Instagram. Operacionet që gjetëm ishin të lidhura me Iranin, Rusinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Ne nuk gjetëm asnjë lidhje midis aktiviteteve të këtyre grupeve, por ata përdornin taktika të ngjashme duke krijuar rrjete llogarish për të mashtruar të tjerët për atë se kush ishin dhe çfarë po bënin”, thuhet në njoftimin e Facebook-ut.

Sa i përket njoftimit për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Facebooku thotë se janë mbyllur 212 faqe, grupe dhe llogari.

“Dhe në fund, ne kemi hequr 212 faqe, grupe dhe llogari nga Facebook, që ishin të angazhuara në sjellje të bashkërenduar joautentike që kishin origjinën në Maqedoni dhe Kosovë. Individët që qëndronin pas kësaj veprimtarie vepronin me llogari të rreme për të administruar faqet që ndanin përmbajtje të përgjithshme, jo specifike, si astrologjia, këshilla për bukurinë. Ata po ashtu kishin një numër të vogël të faqeve që kishin për qëllim përfaqësimin e komuniteteve politike në Australi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – që kishin postuar tema religjioze dhe politike si nacionalizmi, islami dhe figura politike. Megjithëse u përpoqën të na keqinterpretonin, gjetëm që këto faqe, grupe dhe llogari ishin të lidhura me një rrjet individësh që vepronin në Maqedoni dhe Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Facebook-ut. /Lajmi.net/

© ZHURNAL 11.04.2019, 10:52 | L.E. | 465 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."