Dobitë e kombinimit ‘magjik’ qumësht me mjaltë
medicina
Dobitë e kombinimit ‘magjik’ qumësht me mjaltë

Dobitë e kombinimit ‘magjik’ qumësht me mjaltë

Ekzistojnë disa arsye përse çdo ditë duhet të pini një gotë qumësht lope apo qumësht bademi me pak mjaltë natyral.

Kombinimi i mjaltit dhe i qumështit kaherë përdoret në ushqim por edhe në kozmetikë, gjë që flet mjaftueshëm për vlerat, por edhe për bashkimin ideal të këtyre dy përbërësve.

Këto janë disa nga përparësitë të cilat shfaqen pas konsumimit të rregullt të qumështit me mjaltin:
Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

Pastron lëkurën – Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë, mbushjen e pambukut lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën.

Ngadalëson plakjen – Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin.

Veprimi antibakterial – Kombinimi i qumështit dhe i mjaltit ka efekt më të madh tek stafilokokët.

Ndihmon në tretje – Një gotë qumësht e ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.

Sëmundjet e frymëmarrjes – Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.

© ZHURNAL 11.04.2019, 11:34 | L.E. | 774 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."