Teleferiku në Vodno prej sot do të punojë deri në orën 18:00
ekonomi
Teleferiku në Vodno prej sot do të punojë deri në orën 18:00

Teleferiku në Vodno prej sot do të punojë deri në orën 18:00

Shkup, 1 prill - Teleferiku “Kryqi i Mileniumit” prej sot  do të punojë deri në orën 18:00, sipas itinerarit të konfirmuar. Orari i punës do të jetë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, me ç’rast vozitja e fundit  prej  poshtë-lartë është në orën 17:30 përkatësisht në orën 17:45 prej lartë-poshtë.

Teleferiku në Vodno të Mesme punon çdo ditë, përveç të hënën dhe çdo të martë të fundit të muajit, kur bëhet kontrollimi i rregullt teknik i objektit.  Bileta për të rritur kushton 100 denarë për dy drejtime,  ndërsa 50 për një drejtim. Bileta për fëmijë kushton 50 denarë.

Të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën, transport falas  kanë personat e moshuar (gratë prej moshës 62 vjeçare, burrat prej 64 vjet). Të mërkurën  vozitje falas kanë nxënësit e shkollave të mesme themelues i të cilave është Qyteti i Shkupit  dhe vendimi vlen vetëm gjatë vitit shkollor.

Të enjten vozitje falas kanë edhe studentët e rregullt  të ndonjërit  fakultet shtetëror.

Nga NQP “Shkup” informojnë se  vizitat çdo ditë rriten, ndërsa pritet të shënojë rritje edhe në periudhë e ardhshme. Në përgjithësi,  më të shumta janë vizitat gjatë uikendeve dhe festave, kur mund të vërehen  të gjitha kategoritë e qytetarëve. Shkupjanë, turistë dhe banorë të qyteteve tjera  e shfrytëzojnë teleferikun, kënaqen në ajrin e pastër dhe natyrën,  dhe me pamjen panoramike të qytetit dhe malit.

Teleferiku “Kryqi i Mileniumit” ishte lëshuar në përdorim  më 3 qershor të vitit 2011. Lëviz me shpejtësi prej 6 metra në sekondë dhe zgjat 4 minuta e 18 sekonda. Udhëtarët sistemohen në 28 kabina për nga tetë udhëtarë dhe dy kabina për katër udhëtarë. Kapaciteti i tërësishëm i teleferikut është 1.160 udhëtarë në orë.

© ZHURNAL 01.04.2019, 11:35 | Xh.I. | 1,634 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."