Firmat inovative me 15 përqind rritje më të shpejtë në shitje
ekonomi
Firmat inovative me 15 përqind rritje më të shpejtë në shitje

Firmat inovative me 15 përqind rritje më të shpejtë në shitje

Shkup, 11 prill - Ndërmarrjet, të cilat janë inovative kanë 15 për qind rritje më të shpejtë në shitje sesa ato joinovative, tetë për qind rritje më të shpejtë të produktivitetit dhe konkurrencës, si dhe rritje më të shpejtë të rrogave, është theksuar në info sesionin e sotëm në Lidhjen e odave ekonomike për thirrjen e dytë për grante të bashkëfinancuara për komercializim të inovacioneve, që e zbaton Fondi për inovacione, si pjesë e Planit qeveritar për rritje ekonomike.

Për thirrjen e publikuar para dhjetë ditëve dhe i cili është i hapur deri më 15 maj, deri më tani janë ngritur mbi 500 formulare aplikative. Në dispozicion janë pesë milionë euro, prej të cilave dy milionë i siguron Banka Botërore. Dedikohet për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërsa këtë vit mund të aplikojnë edhe institucionet private shëndetësore me pronësi dominuese vendore, risi e vendosur si propozim i Lidhjes së odave ekonomike.

"Për ekonominë kapitali i freskët është gjithmonë i domosdoshëm, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat vështirë arrijnë deri te financat, ndërsa mbështetjen e këtillë e kanë më se të nevojshme për rritjen e cilësisë në punë, rritjen dhe zhvillimin. Investimi në inovacione është shumë i rëndësishëm për kompanitë vendore dhe konkurrencën e tyre", tha në prezantim Gabriela Kulebanova, nënkryetare e LOE.

Ai përmendi se sipas të dhënave statistikore, kompanitë, që kanë futur inovacion në punë kanë rezultate të dukshme në uljen e shpenzimeve, por edhe rritje të punës dhe profitit.

Siç informoi drejtori i Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT), Jovan Despotovski, 500 formularë të aplikimit të tërhequra janë konfirmim për interesin e kompanive dhe për besimin në procesin e aplikimit dhe ndarjen e parave.

"Për thirrjen janë siguruar deri në 70 për qind të bashkëfinancimit të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla deri në 60 për qind për kompani të mesme në vlerë maksimale prej 20 milionë denarëve. Mjetet do të paguhen në bazë tremujore, konform me dinamikën e realizimit të planit projektues pas pagesës paraprake të pjesëmarrjes personale të kompanisë monitorim i kryer i realizimit të aktiviteteve nga ana e Fondit", tha Despotovski.

Risi me thirrjen është vendosja e të ashtuquajturës rojalti, me të cilën kompania detyrohet pas komercializimit të suksesshëm të inovacionit dhe fillimit të realizimit të të ardhurave nga projekti, pesë për qind nga të ardhurat vjetore në pesë vitet e para t'i paguajë në FIZHT.

Kompanitë do të marrin edhe ndihmë teknike për këshilla për aplikim, të cilën e siguron Fondi në Shkup, si dhe në Tetovë, Manastir dhe Strumicë, si qendra rajonale.

Përfundimisht me thirrjen e fundit që FIZHT e realizoi për kompanitë start ap momentalisht realizon portfolio financiare prej 22 milionë eurove. Janë përfshirë 235 kompanitë nga të gjitha kategoritë për nga madhësia dhe të gjitha veprimtaritë.

Vitin e kaluar 60 për qind e aplikantëve të suksesshëm kanë qenë në UT veprimtarinë, ndërsa 40 për qind tjerat nga ndërtimtaria, energjetika, mjedisi jetësor, mjekësia, industria për mobilje.

Të dhënat nga Enti shtetëror i statistikës tregojnë se më inovative janë firmat nga fusha e financave dhe sigurimi, pas së cilës pasojnë firmat inovative komunikuese. Risia është më pak e përfaqësuar tek kompanitë transportuese dhe bujqësore./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 11.04.2019, 13:08 | Z.H. | 292 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."