Kek me mollë dhe rrush të thatë
receta
Kek me mollë dhe rrush të thatë

Kek me mollë dhe rrush të thatë

Përbërësit

200 gr miell me fryrës për kek

100 gr sheqer

200 ml qumësht

50 gr rrush të thatë

50 gr lajthi

2 vezë

1 mollë e verdhë

2 lugë kanellë

1/2 bustinë pluhur pjekës

1 bishtajë vanilje

1 lëkurë portokalli

Sheqer pluhur

 

Udhëzimet

HAPI 1

Në fillim vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet. Më pas, në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit të kaluar në rénde, derisa të formohet një masë kremoze.

 

HAPI 2

Shtojmë me radhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa masa të njëtrajtësohet.

 

HAPI 3

Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë. Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube.

 

HAPI 4

E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku 25x25 cm, të cilën e kemi lyer fillimisht me gjalpë dhe miell.

 

HAPI 5

E pjekim në furrë të ngrohur më parë, për 45 minuta në temperaturë 170 gradë. Përpara se ta shërbejmë, e lëmë të paktën 30 minuta që të kullojë dhe të ftohet.

© ZHURNAL 11.04.2019, 16:00 | L.E. | 968 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."