Oppo njofton linjën e re të telefonave, Reno
teknologji
Oppo njofton linjën e re të telefonave, Reno

Oppo njofton linjën e re të telefonave, Reno

Oppo ka njoftuar zyrtarisht linjën e re ‘Reno’ të telefonave.

Të disponueshëm në dy modele: Reno dhe Reno 10x Zoom, i pari do të ketë një ekran OLED prej 6.4 inç dhe do të mundësohet nga procesori Snapdragon 710, ndërsa ky i fundit do të shfaqë një ekran më të madh prej 6.6 inç dhe mundësohet nga Snapdragon 855, duke e bërë atë më të fuqishëm nga të dy.

Përveç madhësisë së ekranit dhe procesorit, siç sugjeron edhe emri, Oppo Reno 10x Zoom do të zhvillojë gjithashtu një sistem kamerash që mund të ofrojë zmadhim 10x.

Telefonat gjithashtu pritet të shfaqin një kamera që del nga brendësia dhe vepron si alternativë ndaj ekranit me vrimë.

Do të ketë gjithashtu një skaner të gjurmëve të gishtave në ekran.

Sa i përket çmimeve, modeli standard i Reno do të ketë çmim duke filluar nga 450 dollarë, ndërsa modeli 10x Zoom do të ketë çmim më të lartë duke filluar nga 600 dollarë.

Nuk ka informata se kur telefoni do të mund të dal në treg, mirëpo pritet që Oppo mund të sjell atue në një ngjarje globale lansimi, që do të mbahet në Cyrih më 24 prill. /Telegrafi/

 

© ZHURNAL 11.04.2019, 15:16 | L.E. | 400 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."