Granit Xhaka në transfer listën e Interit
sport
Granit Xhaka në transfer listën e Interit

Granit Xhaka në transfer listën e Interit

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga udhëtimi në Londër i Drejtorit Sportiv të Interit, Piero Ausilio, i cili ndoqi nga afër sfidën mes Tottenhamit dhe Manchester City-t.

Kështu përveç mesfushorit turko-gjerman të City-t, Yilkay Gundogan, i cili është në krye të listës së dëshirave, Ausilio ka pasur edhe një takim me drejtues të Arsenalit.

“Njeriu i merkatos” në shtëpinë zikaltër ka kërkuar informacione për mesfushorin Granit Xhaka, i cili luan te Arsenali që prej vitit 2016 dhe është shndërruar në një titullar fiks.

Sipas Corriere Dello Sport, drejtuesit e Interit vlerësojnë Xhakën për moshën e tij, pasi është vetëm 26 vjeç, por edhe për eksperiencën e madhe ndërkombëtare.

Krahas Xhakës, Interi ndjek me interes edhe mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barrella dhe atë të Romës, Lorenzo Pellegrini, por të dy këta nuk kanë eksperiencën e shqiptarit që përfaqëson ngjyrat e Zvicrës.

© ZHURNAL 12.04.2019, 10:44 | Z.H. | 714 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."