Nami në ndeshje të trukuara, Qipro pezullon kampionatin
sport
Nami në ndeshje të trukuara, Qipro pezullon kampionatin

Nami në ndeshje të trukuara, Qipro pezullon kampionatin

Federata e Futbollit në Qipro ka vendosur të pezullojë kampionatin në divizionin e dytë. Shkak për këtë vendim janë bërë trukimet e ndeshjeve.

Kërcënimet e fundit nga UEFA dhe aludimet për arenë trukimesh në favor të basteve në kompanitë aziatike ka detyruar drejtuesit e Federatës të marrin këtë vendim drastik. Mësohet se çështja ka kaluar edhe në duart e policisë vendase e cila ka marrë situatën në kontroll.

Mediat qipriote bëjnë me dije se organet përkatëse janë duke hetuar 3 ndeshje të kampionatit dhe një të Kupës, për të cilat raportohet se janë luajtur shifra të çmendura në paste./Panoramasport

© ZHURNAL 12.04.2019, 10:46 | Z.H. | 373 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."