Përfshihet nga zjarri një shtëpi dhe një banesë në Kumanovë
kronika
Përfshihet nga zjarri një shtëpi dhe një banesë në Kumanovë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi dhe një banesë në Kumanovë

Kumanovë, 12 prill- Përveç një shtëpie, dje në Kumanovë është djegur edhe një banesë në rrugën “Karadçki odredi” në lagjen “Tode Mendol”. Në zjarr është përfshirë kuzhina, dhoma e ditës dhe dhoma e gjumit, informuan sot nga njësiti zjarrfikës i Kumanovës.

Ky zjarr është regjistruar në ora 21:50. Zjarrfikësit kumanovarë kanë intervenuar me dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës.

Vetëm një orë më parë është djegur edhe një shtëpi në qendër të Kumanovës, në krahun e rrugës “Goce Dellçev”. Në zjarr kanë intervenuar tre automjete zjarrfikëse.

Dy zjarre janë shuar gjysmë ore pas mesnatës.

© ZHURNAL 12.04.2019, 10:56 | L.E. | 1,016 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."