Stadiumet e La Ligës po zbrazen
sport
Stadiumet e La Ligës po zbrazen

Stadiumet e La Ligës po zbrazen

Një studim i fundit i ka analizuar trendët e numrit të tifozëve të pranishëm në stadiume gjatë ndeshjeve të futbollit në 26 liga, që nga viti 2004. Ky studim ka treguar se stadiumet e La Ligës po zbrazen.

Kjo mund të duket e çuditshme, por për shkak të rritjes së çmimit të biletave për ndeshje dhe rritjes së ndeshjeve që zhvillohen në mesjavë, tifozët duket se po preferojnë të mos shkojnë në stadiume për t’i përcjellë klubet e tyre të preferuara, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Studimi i lartpërmendur u krye nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) dhe raporti i këtij studimi sugjeron se La Liga është liga e tretë me më së shumti tifozë nëpër stadiume, me mesatarisht 27,381 tifozë.

Vetëm Bundesliga dhe Premierliga kanë rekord më të mirë se La Liga. Megjithatë, numri mesatar i tifozëve të pranishëm nëpër stadiumet spanjolle është ulur për 7 për qind që nga viti 2004.

Në anën tjetër, numri i tifozëve të pranishëm nëpër stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e Bundesligës dhe Premierligës është rritur, me 11 dhe 6 për qind. Kjo matje është bërë për të njëjtën periudhe kohore, 2005-2009.

Megjithatë, ky trend mund të jetë për shkak se në Angli është rritur kapaciteti i ulëseve në stadiume. Ndërsa, në Serie A numri i tifozëve të pranishëm në ndeshje është ulur për më pak se një për qind.

Borussia Dortmundi është klubi me më së shumti tifozë në stadium për ndeshjet e zhvilluara, me më shumë se 80 mijë tifozë mesatarisht për ndeshje në stadium. Lista vazhdohet me Manchester Unitedin, Barcelonën, Bayern Munichun dhe Real Madridin.

© ZHURNAL 12.04.2019, 11:45 | Xh.I. | 795 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."