Ronaldo s’do të luajë as këtë javë në Serie A
sport
Ronaldo s’do të luajë as këtë javë në Serie A

Ronaldo s’do të luajë as këtë javë në Serie A

Trajneri i Juventusit ka vendosur që të mos e marrë Cristiano Ronaldon me vete për ndeshjen e së shtunës kundër SPAL-it në Serie A, pasi që nuk dëshiron ta rrezikojë portugezin për ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve

Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se do t’i japë pushim Cristiano Ronaldos këtë fundjavë, në mënyrë që ai të jetë 100 për qind i gatshëm  për ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit, e cila do të zhvillohet të martën, transmeton Gazeta Express.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë iu kthye futbollit evropian të mërkurën pasi kishte munguar në ndeshjet e fundit të Juventusit, për shkak të një lëndimi muskulor që e kishte pësuar në ndeshjen e Portugalisë kundër Serbisë.

34-vjeçari nuk shfaqi asnjë shenjë lëndimi në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve, kur e shënoi golin e Juventusit në barazimin 1:1 kundër Ajaxit, në kuadër të fazës çerekfinale.

Qëllimi kryesore i Juventusit këtë sezon është ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, pasi që titullin e Serisë A veçse e ka prekur me një dorë për shkak që është 20 pikë para Napolit. Titullin e ligës italiane do ta sigurojë nëse marrin të paktën barazim në ndeshjen e nesërme.

Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, Allegri zbuloi se Ronaldo ta kishte edhe një ditë tjetër pushim për t’u rikuperuar sa më mirë nga ndeshja e mesjavës.

“Është e pakuptimtë ta rrezikojmë atë nesër. Ngjashëm me Ronaldon, kjo vlen edhe për lojtarët e tjerë që kanë luajtur shumë gjatë kohës së fundit, madje edhe në ndeshjet e ekipeve të tyre kombëtare”, është shprehur Allegri.

“Megjithatë, unë do të luajë me një formacion të fortë dhe të drejtë për t’i sfiduar ata që na presin”.

Kjo është ndeshja e pestë radhazi në të cilën do të mungojë Ronaldo në kuadër të Serisë A. Në tri ndeshjet e fundit – kundër Milanit, Cagliarit dhe Empolit – mungoi për shkak të lëndimit; në ndeshjen kundër Genoas iu dha pushim; ndërsa kundër Udineses u la në stol.

Për herë të fundit në Serie A portugezi luajti në ndeshjen kundër Napolit, të cilën Juventusi e fitoi me rezultat 2:1.

Allegri e konfirmoi se 19-vjeçari Moise Kean do të jetë titullar për ndeshjen e së shtunës, pas ecurisë mbresëlënëse me gola të shënuar.

© ZHURNAL 12.04.2019, 14:18 | Xh.I. | 654 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."