Mbrojtësi i Chelseat: Dimë si t’ia shuajmë Liverpoolit shpresat për titull
sport
Mbrojtësi i Chelseat: Dimë si t’ia shuajmë Liverpoolit shpresat për titull

Mbrojtësi i Chelseat: Dimë si t’ia shuajmë Liverpoolit shpresat për titull

Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta, beson se skuadra ka bërë punë të mirë historikisht kundër Liverpoolit dhe shpreson se pikërisht skuadra e tij do t’ia shuajë përsëri ëndrrat për titullin e Premierligës Liverpoolit.

Spanjolli Cesar Azpilicueta ishte në formacionin e parë të Chelseat për ndeshjen në Anfield në vitin 2004, kur Liverpooli po shpresonte ta fitonte titullin e ligës angleze për herë të parë që nga viti 1990, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, kapiteni i atëhershëm, ish-mesfushori legjendar, Steven Gerrard, kishte rrëshqitur në fushë dhe e kishte lejuar Chelsea të shënonte gol duke e humbur topin. Chelsea e kishte fituar atë ndeshje 2:0.

Përveç tri pikëve të humbura nga ajo ndeshje, disfata bëri që Liverpooli ta humbë edhe titullin e Premierligës atë sezon, pasi që Manchester City e kaloi Liverpoolin vetëm dy ndeshje para fundit të sezonit dhe u shpall kampion i Anglisë.

“Kur ne shkuam atje, ata e kanë përgatitur festën sepse po e shkatërronin çdo skuadër që u shkonte në Anfield. Ne arritëm me një ide shumë të qartë dhe luajtëm në atë mënyrë që u desh në atë moment”, ka kujtuar Azpilicueta.

“Ishte shumë e rëndësishme për tifozët dhe për klubin që ne ta mposhtnim atë skuadër, që po merrte rezultate shumë të mira. Ne i mposhtën 2:0. Të gjithë e shijuam atë ditë dhe shpresoj se do ta rikrijojmë këtë edhe të dielën”.

“Nuk do të thotë që duhet ta irritojmë Liverpoolin, por duhet ta luajmë lojën tonë. Ne e dimë që ata po luftojnë për titull, por për ne çdo pikë është e rëndësishme për ta zënë një vend në top katërshe. Kjo është një ndeshje e rëndësishme”.

“Ne e kemi dëshmuar veten në Anfield këtë sezon, kur i mposhtëm aty në League Cup. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe të gjithë jemi shumë të emocionuar”.

© ZHURNAL 12.04.2019, 14:19 | Xh.I. | 603 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."