Cana inauguron fushën e re sportive në Shkodër
sport
Cana inauguron fushën e re sportive në Shkodër

Cana inauguron fushën e re sportive në Shkodër

Misioni i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana për ndërtimin e sa më shume terreneve sportive në ndihmë të fëmijëve, tashmë është shtrirë edhe në qytetin e Shkodrës.

Këtë të premte ai mori pjesë në inaugurimin e fushës së re sportive për fëmijët e kopshtit “Ismet Sali Bruçaj”.

Sipas Canës, qëllimi është mbështetja dhe promovimi i sportit dhe kulturës, kryesisht te moshat e vogla në kopshte apo para-shkollorë.

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, vlerësoi këto investime në sport si garanci për të ardhmen e rinisë shqiptare.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Hungareze e asaj Italiane, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi si dhe futbollistë e sportistë shkodranë ndër vite.///Top Channel

© ZHURNAL 12.04.2019, 15:36 | Z.H. | 686 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."