Inzaghi: Koha të thyejmë tabunë 29-vjeçare ndaj Milanit
sport
Inzaghi: Koha të thyejmë tabunë 29-vjeçare ndaj Milanit

Inzaghi: Koha të thyejmë tabunë 29-vjeçare ndaj Milanit

Një autogol i Paolo Maldinit në shtator të vitit 1989, i ka dhënë Lazios fitoren e fundit përballë Milanit në “San Siro”, stadium ku bardhekaltrit do të rikthehen nesër për të synuar të thyejnë një tabu më shumë se 29-vjeçare.

Lazio dhe Milani kanë këtë sezon të njëjtin objektiv, renditjen në katërshen e parë, që të çon në Ligën e Kampionëve dhe kur jemi futur në sprintin final të kampionatit ,sfida e nesërme do të jetë një përballje direkte që do të vendosë shumë.

“Kemi 29 vite që nuk fitojmë ndaj Milanit në transfertë, por herët apo vonë, tabutë do të biejnë. Shpresojmë që ta thyejmë pikërisht nesër këtë tabu, pasi vitet e fundit kemi fitua në transfertë ndaj Interit e Juventusit, ndaj na ka mbetur vetëm Milani”, tha trajneri Simone Inzaghi.

Lazio është përfshirë shpesh në polemika, në lidhje me vendimet arbitrare të javëve të fundit, por këtë herë Simone Inzaghi ka besim te Gianluca Rocchi, të cilin e cilëson si një nga më të mirët.

“Kam shumë besim te Rocchi. Vitet e fundit ka gjykuar ndeshjet më të rëndësishme dhe gjithmonë me një cilësi shumë të lartë. Shpresoj që skuadra të tregojë cilësitë më të mira në fushë dhe të meritojmë fitoren”, tha trajneri kryeqytetas.

 

© ZHURNAL 12.04.2019, 15:36 | Z.H. | 461 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."