Chati mund të rikthehet në aplikacionin kryesor të Facebook
teknologji
Chati mund të rikthehet në aplikacionin kryesor të Facebook

Chati mund të rikthehet në aplikacionin kryesor të Facebook

Facebook mërziti miliona përdorues pesë vite më parë kur eliminoi chatin nga aplikacioni kryesor dhe i detyroi të shkarkojnë aplikacionin Messenger për të komunikuar me miqtë.

Tashmë duket se kompania ka ndërruar mendje dhe mund të rikthejë funksionin në aplikacionin Facebook.

Një hulumtuese ka zbuluar funksionin i cili rikthen chatin në Facebook. Aktualisht funksioni është në fazë zhvillimi dhe me chatin e ri në aplikacionin kryesor përdoruesit mund të telefonojnë njëri tjetrin, të dërgojnë foto dhe reagime krahas bisedave.

Gjithashtu nuk dihet nëse funksioni do të mbërrijë tek përdoruesit apo të qëndrojë në letër. Messenger me 1.3 miliardë përdorues do të qëndrojë por opsioni i ri do ti japë përdoruesve forma të tjera komunikimi.

Zbulimi është pritur mirë nga shumë përdorues të cilët u irrituan me vendimin e Facebook të pesë viteve më parë. Por sot ka përdorues të shumtë të cilët përdorin Messenger pa hyrë fare në Facebook.

Gabimet e fundit të Facebook që të cilat kanë cenuar besueshmërinë tek rrjeti social kanë bërë që të mendojë edhe më të keqen, një sakrifikim të mundshëm të Messenger. /PCWorld Albanian

© ZHURNAL 12.04.2019, 15:56 | L.E. | 602 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."