ANALIZË Kërkoj punë, por lus Zotin që mos të gjej!
maqedonia
Analizë Kërkoj punë, por lus Zotin që mos të gjej!

Analizë Kërkoj punë, por lus Zotin që mos të gjej!

Shkup, 12 prill – Në Ballkan dhe kryesisht në Maqedoni ndodhë një fenomen i çuditshëm. Nga statistikat e entit për punësim dalin të dhëna befasuese. Deri në 70 përqind e të papunëve nuk shfaqen në intervista për punë,ndërsa nga ata pak që shkojnë tek punëdhënësi për të dëgjuar kushtet, rrallë e pranojnë ofertën.

Një problem i tillë është i dukshëm në Maqedoni, pasi personat nuk paraqiten në intervistë për shkak se nuk janë të detyruar.

“Prej atyre 30 për qind që do të shkojnë në intervistë, shumica dhe më së shpeshti nuk e pranojnë punën nga arsye të ndryshme, siç është paga, terminet e orarit të punës, vendi i punës dhe arsye tjera të paqëndrushme”, vlerëson Biljana Jovanovska, drejtore e Agjencisë për Punësim.

Problem kyç është edhe mosbesimi te punëdhënësit pasi kompanitë hapin vendin e punës për një pozicion për të cilin ata veç se më e kanë gjetur punëtorin. Gjithashtu, shumë prej tyre ofrojnë vende pune për të cilat të papunët nuk janë të kualifikuar.

“Të papunët kur e shohin konkursin për punë dhe kur t’i kontaktojnë punëdhënësit, ata marrin përgjigje se vendi më veç se është i plotësuar, kështu që të papunët krijojnë mosbesim që në fillim”, theksojnë ekspertët e punësimit.

Shumë nga ata me arsim të lartë dhe të pa punë, vendosin të ritrajnohen dhe specializohen për një zanat që kërkohet në tregun e punës.

Në Maqedoni ka 190,000 persona të papunë, por gjysma e tyre që janë në regjistrat e Agjencisë nuk kërkojnë punë. Sipas ekspertëve, shumica e këtyre personave që nuk paraqiten në Agjencinë për punësim kanë shkuar jashtë vendit kurse një pjesë tjetër punojnë në mënyrë ilegale.

Mbetet dilema se sa persona punojnë jashtë shtetit dhe sa të tjerë punojnë në “të zezë”. Sipas Bankës Botërore, 70 për qind e të papunëve janë persona që kërkojnë punë për një periudhë afatgjate.

© ZHURNAL 12.04.2019, 23:06 | B.L. | 10,209 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."