Grabitja në Rinas, Balla: Sulmet ndaj Policisë të turpshme
shqiperia
Grabitja në Rinas, Balla: Sulmet ndaj Policisë të turpshme

Grabitja në Rinas, Balla: Sulmet ndaj Policisë të turpshme

Për kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje dhe arrestime. Përmes një deklarate për mediat, ai tha se: ”Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje dhe arrestime, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që kultivojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike dhe që kanë plot precedentë të tjerë penalë. Këta sot duhet të jenë përditë nën presionin goditës të Policisë së Shtetit”.

Referuar grabitjes së Rinasit, Balla tha se sulmet e përsëritura për “Rinasin” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme. Për të, Policia e Shtetit u përgjigj edhe pse sipas tij, përballë nuk kishte disa grabitës të zakonshëm por një grup të strukturuar kriminal.

“Sulmet e përsëritura këto ditë për rastin e “Rinasit” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme. Si kurrë më parë, Policia e Shtetit iu përgjigj grabitjes në mënyrë të menjëhershme, duke u vënë në ndjekje të keqbërësve dhe duke eliminuar organizatorin e grabitjes. Policia e Shtetit u përgjigj edhe pse përballë nuk kishte disa grabitës të zakonshëm por një grup të strukturuar kriminal, i armatosur deri në dhëmbë, i përbërë nga individë tejet të rrezikshëm që kanë qenë në gjendje të arratisen edhe nga burgje të vendeve të Bashkimit Europian”.

© ZHURNAL 13.04.2019, 10:21 | T.E. | 319 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."