Opozita proteston sot në Tiranë, blindohet Kryeministria
shqiperia
Opozita proteston sot në Tiranë, blindohet Kryeministria

Opozita proteston sot në Tiranë, blindohet Kryeministria

Pasditen e sotme, opozita do të zhvillojë protestën e radhës në Tiranë, ku si qëllim ka rrëzimin e kryeministrit nga qeveria. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit.

Edhe sot shefi i qeverisë nuk do të jetë në Tiranë, por është nisur jashtë shtetit për një vizite tjetër zyrtare. Për të parandaluar incidente të mundshme, godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orësh është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës.

Në fotot e mëposhtme shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës. Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit. Mësohet se forca të shumta policore do të jenë në gatishmëri, për ruajtjen e rendit. Skenari i protestës së opozitës së bashkuar është i ngjashëm me ato të herëve të tjera.

© ZHURNAL 13.04.2019, 10:29 | T.E. | 408 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."