Rama ikën në Kuvajt
shqiperia
Rama ikën në Kuvajt

Rama ikën në Kuvajt

Opozita dhe qytetarët do të mbushin sot sheshet kryesore të Tiranës në një protestë të madhe kundër Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Kjo është protesta e tretë e madhe e organizuar nga opozita ndërkohë që janë zhvilluar edhe disa manifestime të tjera përballë parlamentit.

Siç po ndodh rëndom, Kryeministri Rama po i ikën përballjes me qytetarët, dhe për herë të tretë rresht, ai ka zgjedhur të largohet nga Tirana, ashtu siç veproi në dy protestat e para të opozitës.

Rama ka ikur në drejtim të shtetit arab të Kuvajtit, dhe do të ndjekë përmes raportimeve të medias dhe njoftimeve nga njerëzit e tij, se si do të shkojnë punët në Tiranë gjatë kohës që opozita do të jetë nëpër rrugët e kryeqytetit.Qëkur opozita dorëzoi mandatet në shkurt vendi ka hyrë në një krizë të thellë politike.

Opozita po kërkon largimin e Ramës dhe krjimin e një qeverie kujdestare që do të organizojë zgjedhjet e reja parlamentare.

Ndërkohë ndryshe nga herët e tjera, simpatizantët e PD-së dhe forcave të tjera opozitare do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit Rama.

Nga raportimet, bëhet e ditur sedhjetra mijëra njerëz, mbështetës të opozitës dhe qytetarë të tjerë janë nisur dhe do të nisen nga rrethet e ndryshme të vendit në drejtim të Tiranës, në një protestë e cila pritet të jetë shumë masive përsa i përket pjesëmarrjes.

© ZHURNAL 13.04.2019, 10:38 | T.E. | 1,406 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."