Flet eksperti: Grabitjet në Rinas u paralajmëruan që në vitin 2015
shqiperia
Flet eksperti: Grabitjet në Rinas u paralajmëruan që në vitin 2015

Flet eksperti: Grabitjet në Rinas u paralajmëruan që në vitin 2015

Ai ka folur për një raport të Agjencisë Europiane për Sigurinë e cila ka nxjerrë 42 pika kritike për ruajtjen e Rinasit. Por firma e sigurimit, ICTS, nuk ka marrë asnjë masë edhe pas kësaj. Por skandali më i madh sipas ekspertit të njohur është, se institucionet përgjegjëse dhe qeveria shqiptare këtë situatë jashtë kontrollit të aeroportit e ka lënë në duart e Zotit, ose më saktë siç rezultoi në duart e bandave kriminale.

Gjithashtu eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon skemën e drejtimit dhe sigurisë në aeroportin e Rinasit, dy hallka këto të shkëputura nga njëra-tjetra, por që i lidh Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky i fundit, përpos shpjegimeve që duhet të japë për ngjarjen ka lejuar në dijeni të plotë firmën e sigurisë ICTS që të operojë, edhe pse fiktivisht ka vendosur disa kushte, të cilat nuk janë publikuar asnjëherë. Sipas Goxhajt, për firmën ICTS, është dhënë alarmi që në vitin 2015 nga Agjencia Europiane për Sigurinë me seli në Paris, por në liri të plotë veprimi, firma ka “hapur dyert” për dy grabitje të bujshme.

“Kjo është përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe institucioneve, të cilët duhet të bënin ndryshimet e kërkuara për gjendjen e sigurisë. Përgjegjësinë penale për këtë rast do ta nxjerrë Prokuroria, por përgjegjësinë ligjore e ka Autoriteti i Aviacionit Civil, sepse këtë e jep Kodi Ajror. Kodi Ajror, i cili është ligj cilësues me shumicë dhe përcakton veprimtarinë e AAC-së, dhe në nenin 106 të këtij ligji përcaktohet se AAC është autoriteti i vetëm përgjegjës për sigurinë në fushën e aviacionit civil”, thotë mes të tjerave eksperti Goxhaj.

© ZHURNAL 13.04.2019, 10:44 | T.E. | 977 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."