Google krijon çelës sigurie nga Androidi juaj
teknologji
Google krijon çelës sigurie nga Androidi juaj

Google krijon çelës sigurie nga Androidi juaj

Gjatë ngjarjes Google Cloud Next 2019, Google paralajmëroi se do ta shtojë opsionin e përdorimit të çelësit të sigurisë i cili është i integruar në telefonat Android për verifikimin multi-faktorësh dhe për mbrojtje nga phishingu. Ky opsion do të jetë në dispozicion në të gjithë telefonat që përdorin Android 7.0+ (Nougat), kështu që nuk do të jetë e nevojshme të barten çelësa shtesë të sigurisë, raporton FoneArena.

Për ta aktivizuar çelësin e integruar të sigurisë në telefon, përdoruesit i duhet telefoni Android 7.0+ me Google Play Services dhe pajisjet Bluetooth me sistemet operative Chrome OS, macOS X ose Windows 10 dhe browseri Chrome. Ekzistojnë disa hapa përmes të cilëve mundësohet çelësi i sigurisë:

• Duhet ta shtoni Google Account në telefonin Android;

• Sigurohuni që ta përdorni verifikimin në dy hapa;

• Në kompjuter, hyni në konfigurimet 2SV dhe klikoni në "Add security key";

• Zgjedhni telefonin tuaj Android nga lista e pajisjeve në dispozicion.

Google u rekomandon përdoruesve që edhe ta regjistrojnë backupin e çelësit të sigurisë në llogaritë e tyre dhe ta ruajnë atë në një vend të sigurt, që të jenë në gjendje t’i qasen llogarisë në qoftë se e humbasin telefonin e tyre.

Ky funksioni do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit në beta.

© ZHURNAL 13.04.2019, 10:55 | L.E. | 350 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."