Galaxy A80 ka një kamër të pasme që është edhe selfie njëkohësisht
teknologji
Galaxy A80 ka një kamër të pasme që është edhe selfie njëkohësisht

Galaxy A80 ka një kamër të pasme që është edhe selfie njëkohësisht

Samsung prezantoi Galaxy A80, telefonin më të ri të rangut të mesëm me një kamër e cila jo vetëm që përdoret si e pasme por edhe selfie.

Kamera mbështetet mbi një mekanizëm slide i cili kur aktivizohet rrotullon kamerën për ta bërë kamër selfie.

Nisur nga ky dizajn kamere, Samsung mundi të prodhonte telefonin e parë me ekran “New Infinity”.

Kamera është e trefishtë dhe përbëhet nga një kamër kryesor 48-megapiksel f/2.0, kamër dytësore 8-megapiksel me hapje f/2.2 dhe një sensor i tretë ToF (Time-of-Flight.”

Ekrani nuk ka asnjë prerje, asnjë notch, asnjë “hole-punch” dhe ka madhësi 6.7-inç FHD+ me rezolucion 1080×2400 piksel Super AMOLED.

Kemi parë edhe në të kaluarën telefonë me slide por asnjëherë në këtë formë. Oppo N1 i afrohet si disi sepse kishte një kamër rrotulluese 13-megapiksel.

Kamerat “pop-up” janë shndërrua në trend kohët e fundit në përpjekje për të prodhuar telefonë me ekran me “notch” si Vivo Nex dhe Oppo Find X. Telefonët slider gjithashtu janë rikthyer si Honor Magic 2 dhe Xiaomi Mi Mix 3.

Së bashku me këtë konfigurim kamerash, Galaxy A80 ka bateri 3,700 mAh dhe teknologjinë e karikimit të shpejtë 25W. Gjithashtu vjen me 8GB RAM, 128GB memorie dhe skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. Telefoni është i disponueshëm në tre ngjyra: artë, bardhë dhe zezë.

Së bashku me Galaxy A80, Samsung gjithashtu do të nxjerrë në shitje Galaxy A70 që e prezantoi muajin e kaluar. A70 ka ekran me një notch të vogël 6.7-inç me raport 20:9.

Sistemi i trefishtë i kamerave përbëhet nga sensor kryesor 32-megapiksel, dytësore 5-megapiksel një tretësor super të gjerë 8-megapiksel. Galaxy A70 vjen në katër ngjyra:korale, blu, zezë dhe bardhë.

Galaxy A80 del në shitje më 29 Maj duke ju bashkuar Galaxy A10, A20, A30 dhe A50 të cilët janë prezantuar muajt e fundit. Çmimet për Galaxy A80 dhe A70 mbeten të panjohura. /PCWorld Albanian

© ZHURNAL 13.04.2019, 10:56 | L.E. | 1,124 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."