Shqiptari “bëhet” grek, si u zbulua në aeroportin e Spanjës
shqiperia
Shqiptari “bëhet” grek, si u zbulua në aeroportin e Spanjës

Shqiptari “bëhet” grek, si u zbulua në aeroportin e Spanjës

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin ‘Lanzarote’ në Spanjë, ndërsa po tentonte të shkonte në Irlandë duke përdorur identitet të rremë.

Mediat spanjolle raportojnë për këtë rast, por nuk japin detaje për identitetin e tij.

Pas kontrolleve të kryera rezultoi se shqiptari përdorte emrin e një shtetasi grek dhe për këtë është shoqëruar në rajonin e policisë dhe po merret në pyetje. Ai ndërkohë mbante me vete edhe dokumentet origjinale.

Ajo që cilësohet si lehtësuese për shqiptarin e ndaluar është fakti se nuk rezulton me precedent penal, ndërsa ai do të hetohet për veprën “falsifikim dokumentesh”.

© ZHURNAL 13.04.2019, 10:59 | T.E. | 576 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."