Tartë djathi me luleshtrydhe (cheesecake)
receta
Tartë djathi me luleshtrydhe (cheesecake)

Tartë djathi me luleshtrydhe (cheesecake)

Përbërësit

500 gr djathtë Philadelphia

250 gr ricotta

4 të verdha vezësh

6 luleshtrydhe

4 lugë mjaltë

200 ml pana 35%

200 gr biskota

70 gr sheqer pluhur

70 gr gjalpë

1 bishtajë vanilje

Udhëzimet

HAPI 1

Rrahim në mikser djathin Philadelphia, ricotta, sheqerin, të verdhat e vezës dhe 2 lugë mjaltë.

 

HAPI 2

Në një enë tjetër rrahim mirë panën, derisa të ketë filluar të trashet, e përziejmë bashkë me kremin e djathit dhe vazhdojmë përsëri rrahjen edhe për disa minuta.

 

HAPI 3

Shkrijmë gjalpin dhe shtojmë në të biskotat, të cilat i kemi kaluar në multi për t’i thërrmuar.

 

HAPI 4

Më pas shtrojmë biskotat në tavë 20x20 cm, duke i sheshuar. Hedhim luleshtrydhet në krem, duke i përzier lehtë dhe këtë të fundit e vendosim sipër shtresës së biskotës.

 

HAPI 5

E lëmë tavën në frigorifer për të paktën 5 orë.

 

HAPI 6

Mjaltin e mbetur e hedhim si shtresë sipër tartës, në të gjithë sipërfaqen e saj ose në porcionet që do të shërbejmë./renatomekolli.com

© ZHURNAL 13.04.2019, 14:14 | L.E. | 796 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."