Gruaja dhe artizanatet, inciativë për nxitjen dhe motivimin e femrave
ekonomi
Gruaja dhe artizanatet, inciativë për nxitjen dhe motivimin e femrave

Gruaja dhe artizanatet, inciativë për nxitjen dhe motivimin e femrave

Shkup, 13 prill - “Artizanatet dhe gruaja”, promovoi në Shkup vlerat e zanateve që duket se gratë e kohëve të sotme i kanë harruar. Veshje të qëndisura me mjeshtëri, u ekspozuan në mjediset e Suli An-it në manifestimin e organizuar nga Shoqata për promovim dhe zhvillimin e kulturës “Porta Skupi”.

Me këtë ekspozitë adhuruesve të artizanateve ju jepet një freski dhe një moment i veçantë për të parë dhe shijuar nga afër aromën e këtyre punimeve kaq të bukura që ruhen më xhelozi edhe nga femrat e ditëve te sotme.

“Ne si shoqatë kemi për qëllim që nëpërmjet këtij panairi të titulluar, “Artizanatet dhe gruaja të mundohemi te gjallërojmë nxitjen dhe motivimin e grave artizane. Pra ky eveniment adhuruesve te artizanateve ju sjell një mundësi për të shijuar nga afër aromën e këtyre punimeve kaq të bukura që rruhen me shumë xhelozi nga adhuruesit e artit dhe kulturës” – tha Kryetarja e Shoqatës për zhvillimin e kulturës “Porta Skupi”, Arlindja Kalisi.

Edhe përfaqësueset e shoqatave për të rejta e gruas, thanë se duhet kultivuar thesari kombëtar edhe në ditët tona. Artizanatte sipas tyre, nuk duhen lënë të shuhen. Ata kërkojnë më shumë përkrahje institucionale për ruajtjene artizanateve.

“Thesari jonë nacional kombëtar është shumë i pasur mirëpo neve në kohën e sotme jemi duke e thyer ligjin tonë dhe nuk marrim pjesë ne manifestime të ndryshme mirëpo edhe ministritë nuk kanë dhanë kontributin e duhur në këtë drejtim” – u shpreh Kryetarja e Lidhjes së gruas në Tetovë, Xhane Kreshova.

“Ne jemi të nderuar që jemi shqipëtar dhe vite pas viti shohim punime të mrekullueshme nga duart e nënave motrave tona po pse jo ndonjëherë edhe ne vetë bëjme veprime të tilla apo punë të tilla të cilat na mbushin” – tha Edlira Destani.

© ZHURNAL 13.04.2019, 16:20 | T.E. | 637 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."