Insiston Capello: Messi është gjeni, kjo e dallon me Ronaldon
sport
Insiston Capello: Messi është gjeni, kjo e dallon me Ronaldon

Insiston Capello: Messi është gjeni, kjo e dallon me Ronaldon

Fabio Capello është rikthyer të flasë sërish për Messin dhe Ronaldon.

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, dhe ai i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e kanë fituar nga pesë herë “Topin e Artë” në 10 vitet e fundit dhe shumë çmime tjera dhe për këtë, debati se cili nga këta dy është më i mirë nuk ka të ndalur, raporton Gazeta Express.

Fabio Capello, i cili ditë më parë tha se Leo është gjeni, për dalim nga Ronaldo që nuk e mohon se është lojtar fantastik.

Ai është kthyer të mbrojë atë që tha ditë më parë.

“Ata janë të dy lojtarë të mëdhenj, njëri është gjeni dhe tjetri është në një tjetër klas. Diferenca është shumë e madhe, sepse gjeniu bën disa gjëra që nuk mendoni se mund të bëhen”, tha Capello.

Së bashku, Messi e Ronaldo kanë shënuar mbi 1200 gola dhe kanë dhuruar afër 500 asiste.

© ZHURNAL 13.04.2019, 08:42 | Xh.I. | 862 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."