Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok
receta
Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok

Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok

Përbërësit

500 gr tagliatelle

300 gr fileto pule

100 gr domate të thara

1 tufë borzilok

10 domate qershi

1 lugë kafeje piper i ëmbël i kuq

100 gr djathë Pecorino i grirë

70 ml vaj ulliri

4 thelpinj hudhre

1 qepë e vogël e grirë


Udhëzimet

HAPI 1

Pasi kemi pastruar mirë perimet, i presim domatet e freskëta në 4 pjesë, presim hollë domatet e thara, grijmë qepën dhe hudhrat hollë.

 

HAPI 2

Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë dhe në një tenxhere tjetër fillojmë me përgatitjen e salcës.

 

HAPI 3

Vendosim në tenxhere qepën, hudhrat, fileton e pulës të prerë në kube, domatet e thara, dhe i skuqim për pak minuta.

 

HAPI 4

Më pas vendosim domatet qershi, piperin e kuq, kripën, piperin dhe borzilokun.

 

 

HAPI 5

 

Pasi të kenë marrë shijen që ne duam, vendosim pastën në salcë, djathin e grirë, pak vaj ulliri dhe pak lëng nga makaronat e ziera nëse duhet./renatomekolli.com/

© ZHURNAL 14.04.2019, 14:10 | L.E. | 2,481 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."