Në Tulluz janë arrestuar 45 demonstrues të “Jelekëve të verdhë”
bota
Në Tulluz janë arrestuar 45 demonstrues të “Jelekëve të verdhë”

Në Tulluz janë arrestuar 45 demonstrues të “Jelekëve të verdhë”

Policia franceze ka arrestuar 45 demonstrues gjatë protestës së “Jelekëve të verdhë” dje në Tulluz, informojnë mediat franceze, transmeton KOHA.

Sipas kumtesës së prefekturës së departamentit Ot-Garon në pjesën jugperëndimore të Francës, mes të arrestuarve janë edhe 15 persona, të cilët i kanë shkelur rregullat për pjesëmarrje në manifestim publik, me atë që i kanë mbuluar fytyrat me maska.

Sipas të dhënave të fundit, në përleshjet që kanë shpërthyer në protestat në Tulluz, ku morën pjesë rreth 30.000 persona, 21 persona janë lënduar, duke përfshirë edhe një polic.

© ZHURNAL 14.04.2019, 16:37 | T.E. | 291 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."