U sulmua nga qeni bulldog, vdes fëmija 10 vjeç
bota
U sulmua nga qeni bulldog, vdes fëmija 10 vjeç

U sulmua nga qeni bulldog, vdes fëmija 10 vjeç

Qentë janë të rrezikshëm, ndaj shmangia e tyre në ambiente publike është e domosdoshme.

Akoma më e rëndësishme është edhe marrja e masave për të mos i lejuar në zona të banuara qentë endacakë.

Një fëmijë 10 vjeç humbi jetën pasi u sulmua nga një qen bulldog. Ngjarja ndodhi në një park në Britani pak para orës 5.

Personat që ishin të pranishëm njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën, por i mituri ndërroi jetë në vend. Ndërkohë filluan kërkimet për gjetjen e qenit dhe pronarin e tij.

Më vonë policia arrestoi një 28-vjeçare, me dyshimin se kishte një qen të rrezikshëm.

© ZHURNAL 14.04.2019, 16:59 | T.E. | 1,056 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."