Edhe një shqiptare, kandidate për deputete në Parlamentin e Belgjikës
shqiperia
Edhe një shqiptare, kandidate për deputete në Parlamentin e Belgjikës

Edhe një shqiptare, kandidate për deputete në Parlamentin e Belgjikës

Themeluese e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel, Alketa Selimaj, është në garë si kandidate për Parlamentin e Belgjikës.
Selimaj që është me prejardhje nga qyteti i Vlorës, është kandidate në vendin e pestë për deputete federale në partinë belge CDH dhe garon në zgjedhjet që do të zhvillohen më 26 maj në Belgjikë, përcjell albinfo.ch.

Me kandidimin e saj, mundësitë që një shqiptare të jetë deputete në Parlamentin e Mbretërisë Belgjikës janë të mëdha. Alketa njihet nga shqiptarët në Belgjikë për angazhimet e saj si aktiviste.

Ajo është themeluesja e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel “Albelges” dhe anëtare e disa shoqatave të tjera, si “Konitza” dhe “Albalife”. “Të dashur miq, që keni të drejte vote në Belgjikë, ju ftoj miqësisht të votoni për Alketa Selimaj, numri 5, lista 5 CDH më 26 maj në Belgjikë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

© ZHURNAL 14.04.2019, 20:56 | T.E. | 1,261 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."