Plaçkitet një lokal në kryeqytet, ja detajet
kosova
Plaçkitet një lokal në kryeqytet, ja detajet

Plaçkitet një lokal në kryeqytet, ja detajet

Një lokal u bë pre e plaçkitësve në orët e para të mëngjesit të së dielës. Rreth 1000 euro llogaritet të jetë vlera e mallrave që persona të pa identifikuar morën në njërin nga lokalet e kryeqytetit. Ndërsa pronari i këtij lokali, prapa kamerës, tregon se si kishte ndodhur ngjarja.

E rasti i sotëm, nuk është i vetmi që ka ndodhur muajve të fundit.

Në statistikat që Televizioni7 ka siguruar nga Policia e Kosovës, thuhet se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë kryer 724 raste te vjedhjeve.

Gjithashtu janë edhe 74 raste ku vjedhjet nuk kanë mundur të kryhen dhe kanë mbetur vetëm si tentim vjedhje. Edhe pse Hekurani thotë se policia kanë qenë në vendin e ngjarjes, këta të fundit thonë se një rast i tillë nuk është raportuar në stacionin e Policisë në Prishtinë.

© ZHURNAL 14.04.2019, 22:05 | T.E. | 1,602 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."