Moise Kean thyen rekordin e Mario Balotellit në Seria A
sport
Moise Kean thyen rekordin e Mario Balotellit në Seria A

Moise Kean thyen rekordin e Mario Balotellit në Seria A

Moise Kean është bërë lojtari më i ri që shënon në katër ndeshje radhazi në Serie A duke thyer kështu rekordin e Mario Balotellit. Talenti i Juventusit vazhdimisht krahasohet me Super Marion, i cili kishte shënuar në tri ndeshje radhazi në vitin 2009, ndërsa 19-vjeçari ka vazhduar me statistikat pozitive në kampionatin italian.Ai e shënoi golin e vetëm të Zonjës së Vjetër në humbjen prej 2-1 kundër Spalit.

 

Kean, i cili kishte realizuar ndaj Empolit, Cagliarit dhe Milanit, në ndeshjen e të shtunës e zhbllokoi rezultatin pas gjysmë ore lojë pas një goditjeje nga Joao Cancelo.19-vjeçari njëherësh është përfshirë edhe në skuadrën e kombëtares së Italisë duke shënuar gola në dy ndeshje radhazi gjatë kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

© ZHURNAL 14.04.2019, 08:56 | Z.H. | 859 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."