20 të arrestuar nga protesta në Shqipëri
shqiperia
20 të arrestuar nga protesta në Shqipëri

20 të arrestuar nga protesta në Shqipëri

Burime për tvklan.al bëjnë të ditur se të paktën 20 persona janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë të Policisë së Tiranës, pas protestës të kësaj të shtune të opozitës. Ndërkohë në ambientet e Policisë së Tiranës mësohet se kanë shkuar gjithashtu përfaqësues të Partisë Demokratike.

 

Për 4 orë, opozita protestoi sërish këtë të shtunë, fillimisht para Kryeministrisë e më pas tek Parlamenti. Edhe në këtë protestë nuk munguan aktet e dhunës dhe përplasjet me policinë. Protestuesit hodhën tymuese, flakadanë e kapsolla në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës e ujë me presion.

 

Të plagosur mbetën si efektivë policie ashtu dhe protestues. 5 punonjës policie u dërguan në Spitalin e Traumës me dëmtime kryesisht nga lëndët piroteknike dhe sendet e forta. Ndërsa Partia Demokratike deklaroi se 15 protestues mbetën të plagosur./tvklan.al/

© ZHURNAL 14.04.2019, 08:58 | Z.H. | 601 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."