Huawei MateBook E 2019 është PC i lidhur me CPU Snapdragon 850 me Windows 10
teknologji
Huawei MateBook E 2019 është PC i lidhur me CPU Snapdragon 850 me Windows 10

Huawei MateBook E 2019 është PC i lidhur me CPU Snapdragon 850 me Windows 10

Huawei e ka prezantuar në heshtje laptopin e ri MateBook në një konferencë në Shanghai, e cila aktualisht është duke u zhvilluar. Bëhet fjalë për MateBook E 2019, i cili është një laptop i konvertueshëm 2-in-1 dhe i cili e përdor Windows 10. Ndryshimi më i madh i këtij modeli, në krahasim me paraardhësit e tij, është se nuk e përdorur më procesorin Intel, por në vend të tij e implementon Snapdragon 850, raporton GSMArena.

Sipas specifikimeve, laptopi mund të klasifikohet diku në mes të modeleve iPad Pro dhe Microsoft Surface. Pajisja e ka një mbajtës të integruar për përdorim në modin e tabletit ose PC (me tastierë shoqëruese) dhe gjithmonë e ka të aktivizuar lidhjen LTE falë çipsetit Snapdragon 850. Ofrohet edhe eSIM i integruar dhe një sensor i gjurmëve të gishtave anash.

Specifikimet janë kryesisht të ngjashme me gjeneratën e mëparshme të modelit MateBook E. Laptopi e ka një ekran 12 inçësh QHD me raport prej 3:2. Ekzistojnë dy variante, me mbështetje për konfigurim 4GB LPDDR4x RAM + 128GB hapësirë ose 8GB + 256GB. Pajisja e ka një tastierë të ndashme dhe ofron mbështetje për Huawei M-Pen me 2048 nivele presioni, shkruan KOHA Ditore.Huawei MateBook E 2019 do të shitet me një çmim prej rreth 595 dollarësh për modelin bazik me 4GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse. Çmimet dhe disponueshmëria për Evropën dhe pjesën tjetër të tregut botëror nuk janë publikuar tani për tani.

© ZHURNAL 15.04.2019, 10:33 | L.E. | 753 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."