Dy gola të mrekullueshëm dhe një asistim, Shala më meritori për fitore e Valerengas
sport
Dy gola të mrekullueshëm dhe një asistim, Shala më meritori për fitore e Valerengas

Dy gola të mrekullueshëm dhe një asistim, Shala më meritori për fitore e Valerengas

Herolind Shala është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij Valerenga 4-1 përballë Tromsos.

Ishte minuta e 13-të e ndeshjes kur Shala asistoi për Finne që hapi serinë e golave.

Pasi kaluan gjysmë ore lojë vendasit gjetën golin e dytë, ku realizator ishte Shala pas një gjuajtje të fortë nga distanca.

27-vjeçari ishte futbollisti më aktiv në fushë dhe i pandalshëm për kundërshtarët.

Në minutën e 75, Shala doli në skenë përsëri për ta shënuar golin e dytë personal në këtë takim pas një bashkëveprimi të mirë me Vilhjalmsson.

Për Valerengan kjo ishte fitorja e dytë në kampionat pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Javën e ardhshme kryeqytetasit kanë një udhëtim të vështirë pasi luajnë te Brann.

© ZHURNAL 15.04.2019, 11:02 | Xh.I. | 347 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."