Vlerat e larta ushqyese të lakrës së kuqe
medicina
Vlerat e larta ushqyese të lakrës së kuqe

Vlerat e larta ushqyese të lakrës së kuqe

Sasia e lartë e flavonoideve , pigmentit bimor me veti fantastike antioksiduese, u jep ngjyrë frutave e perimeve të ndryshme. Një ndër to është dhe lakra e kuqe, por çfarë e bën këtë perime të një familjeje të madhe kaq të shëndetshme e të dobishme për shëndetin ,do e lexojmë më poshtë.

Ashtu si lakra e bardhë mund të hahet e papërpunuar ose gatuar dhe lakra e kuqe mund të përfshihet shumë lehtë në regjimin ushqimor.

Lakra e kuqe ndihmon parandalimin e qelizave kancerogjene

Sa më e errët ngjyra e frutit apo perimit, aq më i lartë numri i antioksidantëve. Kjo do të thotë se fuqia e lakrës për të luftuar radikalet e larta që dëmtojnë qelizat e shëndetshme, është shumë e lartë.

Ndihmon humbjen e peshës

E pasur me fibra dhe me vlerë të ulët kalorike, lakra na ofron shumë minerale e vitamina të rëndësishme për organizmin.

Sytë tuaj mund të përfitojnë nga lakra e kuqe

Ka kaq shumë lëndë ushqyese në lakrën e kuqe dhe një nga më të rëndësishmet është vitamina A. Kjo vitaminë është thelbësore për sytë dhe vizionin e mprehtë.

Mbështet sistemin tuaj imunitar

Duke pasur një sistem imunitar të fortë do të thotë më pak sëmundje dhe infeksione. Një nga mënyrat më të lehta për të rritur imunitetin tuaj është duke konsumuar më shumë lakër të kuq. Kjo perime është e mbushur me vitaminë C, një lëndë ushqyese e njohur për të ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar.

Lakra e kuqe ndihmon në parandalimin e osteoporozës

Osteoporoza është një gjendje ku kockat bëhen të buta dhe të brishta. Shtimi i lakrës së kuqe në regjimin tuaj ushqimor, mund të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së këtij problemi. Kjo për shkak të mineraleve të nevojshme për eshtra të forta si kalcium, magnez dhe mangan.

Kjo perime përmban glutamine, një aminoacid i njohur për të lehtësuar dhimbjen dhe inflamacionin e traktit të tretjes, të dyja të lidhura me ulçerën e stomakut.

Lakra e kuqe ndihmon në cilësinë e lëkurës

Vitamina A dhe C në lakrën e kuqe janë antioksidantë të fuqishëm, të njohur për vetitë e tyre kundër-plakje.

© ZHURNAL 15.04.2019, 11:28 | L.E. | 457 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."