Torte me biskota
receta
Torte me biskota

Torte me biskota

Përbërësit

200 gr biskota

PËR TA LAGUR

1 gote qumësht

PËR KREM

1 liter qumësht

1 gote miell

1 gote sheqer

1 luge te gjelles nisheste

1 vanilje

1 luge te gjelles gjalpë

 

Hapat

Përveç gjalpit, përbërësit e tjerë të kremit i derdhni në një tenxhere, dhe e vëmë në zjarr për pjekje në temperaturë mesatare. Pasi ta largojme nga zjarri ia shtojmë gjalpin.

Biskotat i lagni në qumësht dhe pastaj ia derdhni kremin, kështut vazhdoni deri në 3 shtresa.

Së fundmi e lyeni me krem dhe çokollatë, e vendosni në frigorifer për ngrirje rreth 2-3 orë.

Pas ngrirjës, përmbi ia vendosim pemën tonë të preferuar dhe kokosin. E premë në copa dhe do të jetë e gatshme për shërbim.

© ZHURNAL 15.04.2019, 14:10 | L.E. | 1,398 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."