Shilegov reagon ndaj lajmeve propaganduese
maqedonia
Shilegov reagon ndaj lajmeve propaganduese

Shilegov reagon ndaj lajmeve propaganduese

Shkup, 15 prill - Punëtorët e ndërmarrjes publike Higjena Komunale, pranë Qytetit të Shkupit, kanë marrë pjesë në mitingun e partisë qeveritare, LSDM, ku u realizua mbrëmë, në Shkup. Me çrast, ka reaguar partia opozitare VMRO - DPMNE, e cila ka thënë se punëtorët kanë qenë të detyruar të marrin pjesë. Pas kësaj, menjëherë ka reaguar i pari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili ka demantuar lajmet që janë dhënë nga portalet e papërgjegjshme, transmeton Zhurnal.

Shilegov, në reagimin e tij ndër të tjera shkruan: - Pas "skandalit të evidentuar", që e ka paraqitur portali Kurir, që kinse i kam detyruar punëtorët e Higjenës Komunale, të marrin pjesë në mintingun e kandidatit për president, Stevo Pendarovski, jam i detyruar të jap sqarime. Punëtorët e kësaj ndërmarrje bashkë me pajisjet kanë qenë prezent, sepse në miting ka patur shumë njerëz dhe shumë mbeturina. Këto lajme, sipas Shilegovit, nuk janë të mirëpritura, kur është në pyetje pastërtia e qytetit.

© ZHURNAL 15.04.2019, 11:47 | Xh.I. | 1,993 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."