Basha: Qeveria u vuri kryqin shqiptarëve, ne e kemi bërë zgjidhjen
shqiperia
Basha: Qeveria u vuri kryqin shqiptarëve, ne e kemi bërë zgjidhjen

Basha: Qeveria u vuri kryqin shqiptarëve, ne e kemi bërë zgjidhjen

Tiranë, 15 prill - Kreu demokrat Lulizm Basha deklaroi se opozita e ka bërë zgjedhjen dhe se nuk do të ndalet në rrugën e saj.

Në një postim në “Facebook”, Basha teksa ka publikuar një video nga protesta e të shtunës, akuzon qeverinë se I ka vënë kryqin shqiptarëve dhe të ardhmes së vendit.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!  Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa”

© ZHURNAL 15.04.2019, 11:05 | Xh.I. | 374 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."