Ramush Haradinaj me një dedikim emocional për vëllain e vrarë në një atentat në Deçan
kosova
Ramush Haradinaj me një dedikim emocional për vëllain e vrarë në një atentat në Deçan

Ramush Haradinaj me një dedikim emocional për vëllain e vrarë në një atentat në Deçan

Prishtinë, 15 prill - Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn.

Në përvjetorin e vrasjes së tij, kryeministri Haradinaj është shprehur  se vëllai i tij triumfoi në luftë e u nda nga jeta në liri.

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri. Përjetësisht, Ramushi”, ka shkruar kryeministri.

24 vjeçari Enver Haradinaj, ish luftëtar i UÇK-së u vra të premten e kaluar nga persona të panjohur, në rrugën Pejë- Deçan.

© ZHURNAL 15.04.2019, 11:08 | Xh.I. | 749 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."