Lama kërkon suksesin në Beograd
sport
Lama kërkon suksesin në Beograd

Lama kërkon suksesin në Beograd

Nga sot deri më 21 prill në Beograd do të zhvillohet turneu i fuqishëm i boksit amator “Fituesi i Beogradit”. Ne këtë aktivitet po paraqitet edhe reprezentacioni i Maqedonisë edhe atë me katër bokser ku dy prej tyre janë shqiptar Arsim Etemi dhe Jasin Lama.

Ky i fundit për portalin për sporte luftarake tha se ndihet mirë dhe se pret suksese. “Përgatitjet i kam zhvilluar me klubin tim “Çair” dhe reprezentacionin e Maqedonisë ku edhe disa ditë gjendemi këtu në Serbi ku kemi pas kushte optimale për tu përgatit për këtë event të madh. Jam i përgatitur maksimalisht dhe dashtë zoti të kthehem me medalje prej një turneu shumë të fort ku marrin pjesë 19 shtet”, thotë Lama duke shtuar se planet e tija për sivjet janë që të fitoj edhe “Gongun e Artë” si dhe të fitoj medalje evropianë për Maqedoninë e veriut. Ndryshe, cekim se reprezentacionin në Beograd do ta udhëhiq Petar Curlinovski dhe ndihmësi i tij, Skender Jahiu.

© ZHURNAL 15.04.2019, 12:37 | A.A. | 3,328 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."