Xhoshua: Do ta ndëshkojë rëndë Milerin
sport
Xhoshua: Do ta ndëshkojë rëndë Milerin

Xhoshua: Do ta ndëshkojë rëndë Milerin

Enthon Xhoshua ka deklaruar se sfida që ai do të zhvillojë më 1 qershor në Amerikë ndaj Xharrell Miler do të jetë një përballje ku ai do të testojë forcat e rivalit.

 

“Miler është trupmadh dhe i fortë. Do të jetë një sfidë interesante, ku do të shoh se sa i aftë është në ring. Për të ky është një shans jo vetëm për titullin por edhe t’i tregojë botës së është në gjendje të përballet me një kampion bote. Nuk më intereson se çfarë synon ai, por do ta bëjë të paguajë për gjithçka ka thënë ndaj meje. Kam thënë se ai do ta bëjë nga e para fytyrën e tij dhe do ta mbaj premtimin. Do ta ndëshkoj rëndë dhe atëherë do ta kuptojë se çfarë ka bërë që ka pranuar sfidën me mua. Unë jam kampion bote dhe do të qëndroj i tillë edhe pas kësaj sfide”, u shpreh Joshua, që numëron 21 fitore e asnjë humbje në karrierën si profesionit.

© ZHURNAL 15.04.2019, 12:04 | Z.H. | 1,363 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."