Rritet numri i fëmijëve me diabet
maqedonia
Rritet numri i fëmijëve me diabet

Rritet numri i fëmijëve me diabet

Shkup, 15 prill - Situatë shqetësuese është paraqitur me rritjen e numrit të  të prekurve me diabet, nga të cilët përfshihen edhe një numër i madh i fëmijëve. Numri i diabetiçarëve arrin 250.000, nga të cilët 70.000 pacientë pranojnë insulinë. 

Ky numër të personave të sëmurë nga kjo sëmundje në Maqedoni është rritur viteve të fundit për dallim në vendet e tjera ku ka rënë numri. Mjeku Aleksandar Mitev, thotë se për dallim nga sëmundejt e tjera, në këtë sëmundje ka ndryshime të mëdhaja.

Diabetikët kanë një regjim të pranimit të ushqimit dhe nevojitet aktivitete fizike, për tu përmirësuar gjendja e tyre shëndetësore. Por, diciplina për një aktivitet të këtillë te qzetarët e vendit tonë është e pa arritshme për shumicën e tyre, që të kenë një mënyrë jetese më të mirë. Rritja e numrit të të prekurve nga diabeti përveç se duhet të jetojnë një jetë moderne, ata konsumojnë edhe insulinë, por shpesh ka edhe vonesa në pranimin nga ana e pacientit. Irena simovska nga Tetova, e cila është nëna e dy fëmijëve, të sëmurë nga diabeti, kërkon që të përmirësohet gjendja për fëmijët e saj dhe në përgjithësi për pacientët me diabet.

Ndryshe, në nivel të Maqedonisë, numri i fëmijëve të prekur nga diabeti ka arritur në 550, nga të cilët numër më i madh ëshët regjistruar në qytetin e Strumicës dhe Tetovës.

© ZHURNAL 15.04.2019, 12:06 | Xh.I. | 2,252 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."