"Fortesa 2", digjen dokumentat në MPB, në lokacionin “Brest”
maqedonia
"Fortesa 2", digjen dokumentat në MPB, në lokacionin “Brest”

"Fortesa 2", digjen dokumentat në MPB, në lokacionin “Brest”

Shkup, 15 prill - Janë djegur, letra dhe regjistra nga ndërtesa e tretë e MPB-së, në lokacionin “Brest”, lokacioni i ushtrisë i cili gjendet në  Aeroportin e Shkupit, tha dëshmitari Mirçe Micevski në seancën për “Fortesa 2” të PSP-së. Me urdhërin e eprorit të tij Nikolla Boshkovski, me një kolegë tjetër ka mbushur një furgon reno trafik me materiale nga bodrumi i teknikës operative të MPB-së, në thaës të zinj dhe janë djeg.

-“Në bazën në Brest na priti Vanço Cvetanovski i cili tashmë kishte siguruar vend për djegien i ndërtuar me gurë, ndërsa kishte edhe aparate kundër zjarrit”, tha Micevski dhe shtoi se me ato kanë qenë tre gra nga “Komisioni” Aleksandra, Maja dhe Vale. Në pyetjen e mbrojtësit të Grujovskit, avokatit Petar Vasilevski, dëshmitari tha se nuk e din përmbajtjen e asaj që është djegur, por se është i sigurt se kanë qenë letra dhe regjistra”, transmeton zhurnal.

Në “Fortesa 2” i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar në DSK.

Të akuzuarve në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumenteve dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e kundërligjshëm. Dokumentacioni ndërlidhet me të dy sistemet nga përgjimi ilegal, të cilët sipas PSP-së janë shkatërruar gjatë vitit 2014.

© ZHURNAL 15.04.2019, 13:13 | Xh.I. | 1,990 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."