Zyrtare: Ish trajneri i Napolit e Lazios, merr Kombëtaren e Shqipërisë
sport
Zyrtare: Ish trajneri i Napolit e Lazios, merr Kombëtaren e Shqipërisë

Zyrtare: Ish trajneri i Napolit e Lazios, merr Kombëtaren e Shqipërisë

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka zyrtarizuar sot emërimin e trajnerit të ri.

Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë e cila tash e disa javë kishte mbetur pa trajner pas shkarkimit të Panuccit, shkruan Reporteri.net

Italiani 73-vjeçar me prejardhje sllovene, ka qenë trajner i skuadrave të njohura italine si; Napoli, Atalanta, Lazion e Torino.

Ai udhëheqi Napolin nga viti 2005 deri në vitin 2009 dhe arriti t’i ngritë ata nga Serie B në Serien A.

Prezantimi i tij do të bëhet ditën e martë në zyret e Federatës së Futbollit të Shqipërisë.

© ZHURNAL 15.04.2019, 13:17 | Z.H. | 399 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."