LSDM: Shumë qytetarë me ne, për përparim
maqedonia
LSDM: Shumë qytetarë me ne, për përparim

LSDM: Shumë qytetarë me ne, për përparim

Shkup, 15 prill - Numri i qytetarëve pjesmarrës, në mitingun e mbrëmshëm të LSDM-së, ka qenë në numër të madh. Kjo, sipas kësaj partie, është konsideruar se kandidati, për president, i kësaj partie, Stevo Pendarovski, është bindshëm përpara kandidatëve të tjerë. LSDM thekson se, qytetarët duan të ecin përpara dhe vendi të përparojë, transmeton Zhurnal.

Nga partia në pushtet, falemnderojnë qytetarët, për mbështetjen masive, për konceptin e fuqishëm, siç theksojnë, kjo është progres, përparim, zhvillim, integrim dhe e ardhme e sigurtë.

“Maqedonë, shqiptarë, serb, tuq, romë, vlleh, boshnjakë të gjithë komunitetet kanë vërshuar pas Pendarovskit  dhe konceptit të tij. Ajo do të tregohet edhe ditën e diel, kur qytetarët do ta votojnë për presidentin, i cili është i vendosur të ec përpara dhe me nder do ta përfaqësojë shtetin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. 

© ZHURNAL 15.04.2019, 13:03 | Xh.I. | 1,196 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."