Dodik: Nëse Kosova siguron ulëse në OKB, Republika Serbe shpall pavarësinë
kosova
Dodik: Nëse Kosova siguron ulëse në OKB, Republika Serbe shpall pavarësinë

Dodik: Nëse Kosova siguron ulëse në OKB, Republika Serbe shpall pavarësinë

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, ka thënë se nëse Kosova siguron ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë.

 

” Sigurisht. Kjo nuk është kontradiktore. Ne tashmë jemi të ndarë, por kjo ende nuk është shpallur ende. Bosnja është një shoqëri plotësisht e ndarë”, tha Dodik.

 

Ai ka thënë në një intervistë për gazetën serbe “Novosti” se Bosnja e Hercegovina do të shpërbëhej brenda dy ditësh sikur të mos ishte përzierja nga jashtë. Sipas tij, Ballkani i qëndrueshëm do të bëhej vetëm me ridefinim e që sipas tij në atë formë që të bashkohen hapësirat ku shumicë janë popujt dominues.

© ZHURNAL 15.04.2019, 14:39 | Z.H. | 404 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."